Një nga shumë familje, një nga shumë histori të suksesshme. Me anë të fushatës së saj të re, Helvetas mundëson që të kuptojmë mënyrën e përmirësimit të jetës së familjeve me të hyra më ulëta dhe atyre me nevojë nëpër vendet në zhvillim e sipër dhe ato të sapoindustrializuara. Fatime, Nole Veseli dhe Arta përfaqësojnë shumicën e njerëzve të cilët punonjësit tanë çdo ditë takojnë në rreth 30 vende të botës. Këta janë ata njerëz të cilët punojnë së bashku dhe i përjetojnë sfidat për të  zbutur papunësinë brenda familjeve përmes forcës së tyre dhe me anë të mbështetjes së Helvetas. Kjo është realizuar në vazhdimësi, përgjatë viteve, nga brezi në brez.


Kjo familje është një shembull i hapave të zhvillimit në mbarë botën në fushat e furnizimit me ujë, arsimit dhe punës. Historia e tyre na sjellë ndërmend se ndryshimet e vërteta ndodhin dita ditës dhe kudo në botë, megjithëse lajmet shpesh përcjellin një imazh tjetër dhe negativ.

Entdecken Sie mehr Geschichten auf: Deutsch,FranzösischItalienisch und Englisch.